Dueli i sotëm ishte pak sa i pazakonshëm për një duel El Clasico pasi Reali e nisi takimin me një formacion të dytë duke lënë në stol futbollistë si Cristiano Ronaldo, i cili luajti vetëm në pjesën e dytë.
Kjo për faktin se Reali të martën ka një tjetër takim të rëndësishëm me Manchester United në ndeshjen e kthimit të 1/8 së Champions League. Karim Benzema e kaloi Realin në avantazh në minutën e 6. Lionel Messi e barazoi rezultatin me golin e tij në minutën e 18-të.
Pjesa e parë u mbyll në barazim kurse dhjetë minuta para fundit, Sergio Ramos shënoi me kokë pas një goditje nga këndi dhe ky doli të jetë goli i fitores për Realin.
Me këtë fitore, Reali mbetet ende larg Barcelonës në La Liga por gjiganti katalan konfirmoi krizën dhe humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit, dy nga Reali.