2.3.13

Nadal në finalen Mexican Open

nadaliRafael Nadal u kualifikua në finalen e Mexican Open, pasi mundi spanjollin tjetër Nicolas Almagro në dy sete 7-5, 6-4. 

Nadal, i cili është rikthyer pas 7 muajsh mungesë për shkak të dëmtimit në gju, do të përballet me një tjetër bashkëkombas, 3 herë kampionin në këtë kompeticion, David Ferrer. 

Ferrer arriti në finale pas fitores me italianin Fabio Fognini në shifrat 6-3, 6-7, 6-1.