Shinji Kagawa e ka inspiruar Manchester Unitedin duke realizuar tre gola, në fitoren e pastër me rezultat 4:0 ndaj Norwichit.
Një gol tjetër për ‘Djajtë e Kuq’ e shtoi Wayne Rooney. Me këtë fitore, ekipi i Sir Alex Fergusonit e vazhdoi sigurt rrugën drejt titullit të kampionit. Ndërkohë, Chelsea iu falënderua një golit të Demba Ba-s, për t’i siguruar tri pikë të reja në përballje me West Bromwich Albionit. /albania24.info/