5.3.13

Bullgari, rrëmbehet vajza e bosit të kokainës


Bullgari, rrëmbehet vajza e bosit të kokainës
Bosi Evelin Banev i shoqeruar nga policia
Është rrëmbyer në mes të Sofjes e bija 10-vjeçare e “mbretit” bullgar të kokainës, Evelin Banev, i njohur ndryshe me pseudonimin Brendo. 

Vajza, e cila po udhëtonte për në shkollë me makinën e të atit, është marrë me forcë nga tre persona të armatosur, të cilët kanë qëlluar shoferin.

Evelin Banev u dënua në shkurt me 7 vjet e gjysmë burg për pastrim parash. Ai dyshohet se ka ngritur një organizatë kriminale për trafikun e kokainës në Evropë.

Në Itali emri i tij është përfolur për lidhje me Ndrangetën kalabreze, kryesisht me filialin e saj të instaluar në rajonin e Piemontes, në veri të vendit.