5.3.13

Aksion policor në Tiranë, dhjetëra të ndaluar


Aksion policor në Tiranë, dhjetëra të ndaluar
Një aksion në shkallë të gjerë u ndërmor mbrëmjen e së hënës nga policia shqiptare. Forcat speciale, forca të ndërhyrjes së shpejtë dhe efektivat policorë të komisariateve të Tiranës, për 14 orë me radhë kanë ndërrmarrë një aksion duke ndaluar dhjetra persona. 

Sipas te dhenave policore jane blokuar me shume se 187 automjete per dokumentacion te parregullt, perdorim i xhamave te erret, si edhe disa qe figuronin te vjedhura. 

Nderkohe qe nga kontrollet e ushtruara jane ndaluar disa persona te cileve ju gjet lende narkotike, kryesisht e llojit marijuana. Jane kapur dhjete arme zjarri te llojeve te ndryshme, si shotgane, cifte, pistolete gjate kontrollit te personave. 

Numri i total i te shoqeruareve eshte 82, te cilet po merren ne pyetje ne komisariatet e kryeqytetit, per pjesen me te madhe te tyre kane filluar procedimet penale. Aksioni i policise vjen ne nje kohe te akuzave te opozites per rritje te krimit ne vend, si edhe per situate te pakontrolluar nga uniformat blu./albania24.info/