25.2.13

Gattuso dy pune... trajner dhe lojtar!


Gennaro Gattuso tash e tutje do ta ketë një punë të dyfishtë tek ekipi i Sionit. Futbollisti italian është emëruar trajner i skuadrës zvicerane, ndërkohë do ta kryejë edhe detyrën e lojtarit. Ish futbollisti i Milanit u transferua në fillim të sezonit në Sion, pasi kaloi një periudhë të lavdishme me Rossonerët. 35 vjeçari do ta zëvendësojë trajnerin e shkarkuar, Victor Munoz, pas humbjes 4:0 nga Thuni të dielën. /Vetem Info/