Një tifoz ia ka parë hairin Facebookut. Australiani e përdori si është më së miri rrjetin social, për ta realizuar ëndrrën për ta parë ekipin e zemrës, Bradford City, i cili garon në ligën e katërt angleze. Ai e kishte publikua një fotografi ku shkruante: “Gruaja ime më ka thënë se nëse i bëj 1 milion ‘LIKE’, mund të shkoj dhe ta shikoj Bradford Cityn në Wembley. Unë jetoj në Australi”, ka shkruar tifozi i çmendur i klubit anglez. Dhe, ai ishte me fat, pasi që në grupin e tij u anëtarësuan mbi një milion njerëz, që kishin për qëllim ta ndihmonin që ta arrijë synimin. Tifozi me fat australian e realizoi ëndrrën, duke e shikuar nga afër ekipin e tij të zemrës, në finalen historike të Capital One Cup (Kupa e Ligës angleze), por në fund u zhgënjye kur ekipi i tij u mposht 5:0 nga Swansea City. /Vetem Info/