25.2.13

Gafe me porte bosh nga 3 metra (VIDEO)



Një huqje të tillë, vështirë se e keni parë më parë. Sulmuesi i ekipit holandez De Graafschap, Piotr Parzyszek është turpëruar me gabimin e tij në ndeshjen kundër Veendam, të dielën. Futbollisti polak humbi një rast ideal në çastet e fundit të takimit kur nuk arriti që të shënonte me kokë në portën e boshatisur nga portieri, prej vetëm tri metrash. Rezultati ishte 1-1 kurse menjëherë pas gabimit, trajneri e nxori Parzyszekun nga loja. Por, vetëm një minutë më vonë gjyqtari sinjalizoi përfundimin e ndeshjes dhe nikoqiri mbeti pa dy pikë.
Në rast të fitores De Fraafschap do të ngjitej në pozitën e katërt, kurse tani mbetet i pesti, me një pikë më pak se Cambuuro. /Vetem Info/