Gjersa po gjurmonim profileve të konkurrentëve vërejmë një detaj që përputhet me njërin prej sekreteve të konkurrentëve.
Altina Kusari, vajza nga Gjakova si duket nuk ka zgjedhur sekretin e duhur ose nuk ka ditur si t’a fshehë.
Në llogarinë e Altinës në Twitter, gjendet fotoja e saj duke treguar shallin me logon e Real Madridit.
A është ky sekreti i zbuluar apo jo mbetet të shihet në javët në vazhdim, pasi pavarësisht që Altina mund të jetë me Real Madridin sekreti mund të jetë i dikujt tjetër.