Gruaja që ka bërë gjestin e veçantë është 79-vjeçarja Maria Pachiarotti. Ajo ka deklaruar se i gjeti paratë e futura në një zarf, gjatë kohës që kishte dalë për të bërë pazar.
E pyetur se përse nuk e ka mbajtur shumën e parave, gruaja që jeton me një pension modest ka thënë se: ishin dhuratë.
Pachiarotti u shpreh se fillimisht kërkoi adresën që ishte shënuar në zarf, por pasi nuk ka arritur dot në këmbë është drejtuar për në kuesturë, ku dhe ka bërë dorëzimin e parave. Brenda zarfit ishte shkruar: “Për Stefanon e Simonën, me shumë urime për Krishtlindjet”.