Reali e ka marrë edhe goditjen e radhës në futbollin spanjoll pasi është mposhtur nga Malaga me rezultat 3 me 2. Në pjesën e parë gola nuk pati, ndërsa në pjesën e dytë Isco në minutën e 49 shënoj për 1 me 0.
Sanchez barazoj me autogol në minutën e 66. Minutat e 72 dhe 76 ishin fatale për Realin pasi që Santa Cruz realizoj 2 gola për 3 me 1.
Benzema me golin e shënuar në minutën e 82 mbajti shpresë për Realin por që doli të jetë shpresë e kotë.
Pas kësaj disfate Reali përshëndetet sipas gjitha gjasave nga lufta për titull në La Liga pasi që ka 16 pikë më pak se Barcelona.