28.12.12

“Twilight” shpallet filmi më i keq i të gjitha kohërave


"Twilight" shpallet filmi më i keq i të gjitha kohërave
   Nga “Rifftrax” kanë vendosur që të bëjnë një anketë për të zgjedhur filmin më të keq të të gjitha këhërave, duke votuar vetë vizitorët. Edhepse në këtë votim kanë marrë pjesë vetëm 500.000 përdorues, filmi “Twilight” ka marrë 35.593 vota si filmi i keq, edhe atë jo vetëm një pjesë, por gjitha pjesët e serialit në tërësi.
Këtë vit erdhi edhe pjesa e fundit e këtij filmi, mirëpo asgjë nuk solli ndonjë risi për të evituar zgjedhjen si filmi më i keq, dhe njëkohësisht ka qenë edhe inspirim për parodi të shumta.
Ja lista e pesë filmave më të këqij./albtime
  1. “Twilight” – 35,593 vota
  2. “Batman and Robin” – 27,929 vota
  3. “Catwoman” – 22,554 vota
  4. “Spider-Man 3″ – 19,152 vota
  5. “Last Airbender” – 18,086 vota