Me golat e shënuar mbrëmë, CR7 arriti në kuotën e 33 golave këtë sezon në La Liga, gjashtë prej tyre me kokë, duke u bërë lojtari që ka shënuar më së shumti në këtë mënyrë këtë sezon (me kokë). Këtë sezon në përgjithësi ai ka realizuar 53 gola nga 52 ndeshje.
Ish futbollisti i Sporting Lisbonës dhe Manchester Unitedit në përgjithësi ka shënuar 200 gola nga 196 paraqitje në ndeshje zyrtare me ‘Los Blancos’: 146 në La Liga, 16 në Kupën e Spanjës, 35 në Ligën e Kampionëve dhe 3 në Superkupën e Spanjës
Përpara tij gjenden Hugo Sánchez me 208 gola nga 281 ndeshje, Puskas 237 nga 262, Santillana 288 nga 645, Di Stéfano 307 nga 392 dhe kryesuesi Raúl me 323 gola nga ndeshe 741.