5.5.13

Ja si u përça Dortmundi para finales


Neven Subotiç ka një lidhje intime me të fejuarën e shokut të skuadrës, Mats Hummels. Ky ka qenë lajmi që ka pushtuar median gjermane kohët e fundit, por që ka trazuar jo pak situatën brenda Borussia Dortmund. Madje, përflitet se forma e dobët e Hummels në ndeshjen e kthimit kundër Real Madrid mund të lidhet pikërisht me këto thashetheme.
Mbrojtësi gjerman ka një lidhje me modelen Cathy Fischer që nga viti 2007 dhe së fundmi u përfol se ajo kishte filluar ta tradhtonte pikërisht me lojtarin që Mats ka partner në qendër të mbrojtjes.
Gjithsesi, dje ka pasur një konferencë dyshe të futbollistëve dhe e kanë përgënjeshtruar një gjë të tillë.
“Kohët e fundit kemi dëgjuar shumë thashetheme. Nga më të ndryshmet, por edhe të tmerrshme njëkohësisht. Më duket e pabesueshme se si guxojnë të arrijnë deri në atë pikë, sa të prekin edhe jetën private. Është një gënjeshtër e shpifur. Apo jo Mats”, deklaroi Subotiç, duke iu kthyer shokut të skuadrës, të ulur ngjitur me të në konferencë për shtyp.
“Është e vërtetë që e kanë tepruar. Tashmë gjysma e Gjermanisë mendon se partnerja ime më ka tradhtuar me Neven. Nuk ka arsye që unë t’u mbush mendjen se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, pasi unë vetë e di që nuk ka ndodhur asgjë. Gjithsesi, më vjen keq që duan të dëmtojnë në mënyra të tilla. Është e padrejtë. Askush nuk mund të pretendojë se njeh jetën time private. Unë kam vite që e njoh Katin dhe uroj që ajo të mos i vuajë shumë këto thashetheme kaq dashakeqëse”, shtoi Hummels.
Një lajm i tillë është parë edhe me skepticizëm në Gjermani, si një mënyrë për të shpërqendruar dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Borussias, para ndeshjeve deçizive të këtij sezoni.