Ilir Avdillari, anëtari i bandës famëkeqe të Yzberishtit, i cili u arratis nga burgu i Fushë-Krujës, është prangosur paraditen e sotme në afërsi të Rrogozhinës.
Mësohet se pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative, policia arriti të zbulonte vendin ku fshihej 42- vjeçari, i cili ishte konsideruar si një person me rrezikshmëri të lartë pasi ishte i njohur si një ndër anëtarët e bandave famëkeqe të viteve ‘97-‘98 në Tiranë dhe ishte dënuar me 22 vjet burg për vrasje.