12.5.13

Iniesta, 2 festa ne nje dite



Andres Iniesta kishte festë të dyfishtë dje. Mesfushori spanjoll e festoi gjatë ditës ditëlindjen e 29-të të tij, siç shihet edhe në fotografi. 

Ndërkaq, qershia mbi tortë për të arriti natën, kur Real Madridi barazoi me Espanyolin 1:1, çka nënkuptoi se Barcelona e siguroi edhe matematikisht titullin e kampionit në La Liga.

“Ditëlindja më e mirë, i mbusha 29 vjet dhe e fitova La Ligan. U shpërblye puna e bërë gjatë tërë vitit. Shkojmë përpara kampiona”, ka shkruar përfaqësuesi spanjoll në rrjetin social Facebook.