
Një grup tifozësh të Galatasarayt kanë tentuar pa sukses që ta gërmojnë një tunel pranë stadiumit Veltins Arena të Schalkes, para ndeshjes së mbrëmshme të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.
Ata ishin të zhgënjyer me shitjen e të gjitha biletave të rregullta, të cilat më pas shiteshin në tregun e zi deri në 1000 euro, dhe u munduan ta hapnin një lloj grope me duart e tyre, vetëm për të dalë direkt në stadium, në pjesën ku gjendeshin tifozët tjerë turq.
“Po, është e vërtetë. Disa tifozë kanë tentuan ta gërmonin një tunel me duart e tyre”, ka konfirmuar Horst Heldt, drejtor i përgjithshëm i Schalkes.
Ndeshja e parë e zhvilluar tri javë më parë në Turk Telecom Arena kishte përfunduar baraz 1:1, ndërsa goli i vonshëm i Umut Bulut i qetësoi turqit, duke ia siguruar fitoren 3:2 në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë, për të kaluar në çerekfinale të këtij evenimenti. /Vetem INFO/