14.3.13

Anaidi i BB6, në një sondazh, më i votuari


Sa vjen dhe bëhet më interesant loja e banorëve të BB6, po ashtu edhe audienca që i ndjek është më kureshtare, madje tashmë nga ata i kanë krijuar të preferuarit e tyre.
Në një sondazh të zhvilluar në Fanpage të opinionistit të “Fun Club Big Brother”, Olti Curri, pasi është hedhur një pyetje se cili, apo cila është më i/e preferuar në shtëpinë më të vëzhguar të shqiptarëve, kanë vërshuar përgjigje të shumta, ku pjesa më e madhe e tyre e kanë votuar si më të preferuarin e tyre Anaidin, gazetarin dhe djaloshin e zbulimeve të sekreteve./Vetem Info/