14.3.13

Sali Berisha uron "Diten e Veres" ne Facebook


Sot sic e dime te gjithe kremtohet "Dita e Veres". Kjo eshte nje feste tradicionale e Elbasanit, por qe sot ka marre perhapje te gjere pothuajse ne te gjithe Shqiperine. Me rastin e kesaj dite te shenuar edhe kryeministri shqiptar ka uruar te gjithe qytetaret shqiptare nga faqja e tij zyrtare ne rrjetin social Facebook.

Mesazhi i urimit eshte shkeputur nga faqja e kryeministrit dhe vijon si me poshte: /vetem info/


" Gezuar Diten e Veres, festen tone me te lashte!

Te dashur miq, sot ne festojme Diten e Veres, festen tone me te lashte. Para nisjes per ne Bruksel, ju uroj se pari qytetareve te Elbasanit, kryeqytetit te festes dhe mbare qytetareve shqiptare, Gezuar Diten e Veres, festen e luleve, lulezimit, shpreses, gezimit, hares qe sjell pranvera. Uroj shendet, lumturi mbaresi dhe suksese per te gjithe! sb

Nje rrefenjez: Dita ime e Veres ne Paris!

Ne femijeri ne e festonim shume Diten e Veres. Per nje jave rresht me moshataret e mi mblidhnim dellinja dhe shkurre, ngrinim nje mullar sa me te larte me to dhe me date 6 prill (Dita e Veres ne Tropoje) ne darke ndiznim zjarrin gjigand, vraponim neper tymin te tij dhe me vone, kur na e mbante, edhe mbi prushin e tij. Gjella tradicionale e shijshme e asaj nate gatuhej me kembet e pastermase qe thaheshin gjate dimrit dhe ruheshin vetem per ate darke. Nje dite, 34 vjet me pare ne Paris, tek prisja autobuzin, befas profesori me te cilin punoja ndali makinen dhe me ftoi te shkonim direkt per dreke ne shtepi. E shoqja, ndonese e panjoftuar, na priti me shume njerezi. Shtroi dreken dhe rastisi qe kishte gatuar kembe pastermaje, kuptova se i serviri pak e sikletosur, por kur une i tregova se kembet e pastermase ishin gjella me e nderuar ne festen tone me te lashte ajo nuk e permbajti gezimin. Kjo ishte dita ime e Veres ne korrikun e vitit 1979 ne Paris. Gezuar! sb " /albania24.info/