
Kardinalët në Vatikan kanë zgjedhur Jorge Mario Bergoglion të Argjentinës papë të ri, që do ta drejtojë Kishën Katolike në botë.
Papa i ri ka zgjedhur të quhet Papa Françesk.
Kardinali Bergoglio është nga Buenos Ajresi dhe është 76 vjeç.
Agjencitë e lajmeve raporotjnë se ai është papa i parë joevropian.
Papa Françesk është papa i 266-të në historinë dy mijë vjeçare të Kishës Katolike dhe merr këtë detyrë në një kohë krize dhe vështirësish.
Edhe pse është konservativ, ai shihet si reformist dhe nuk ishte në mesin e grupit të vogël që shiheshin si kandidatët më potnecialë para zgjedhjes,transmeton bs.
Zgjidhet papa i ri
Papati 266 i kishës dëshiron të zëvendësojë Papën Benedikti i XVI, i cili dha dorëheqje papritmas muajin e kaluar, gjë që nxiti kardinalët që të fillojnë një votim të fshehtë, në kuptimin latin sipas shprehjes “me çelës”, që të zgjedhë një udhëheqës të ri për katolikët në botë, të cilët janë gati 2 miliardë besimtarë.
Tymi i bardhë dhe kambanat nuk tregojnë se kush është zgjedhur Papë i ri, se kush i mori dy të tretat e votave të domosdoshme, disa kandidatë janë përmendur si udhëheqës të mundshëm, duke përfshirë idenë që mund të zgjedhej për herë të parë papë një afrikanë, apo që për herë të parë të jetë papë një amerikan apo kanadez.
Tymi i bardhë dhe kambanat nuk tregojnë se kush është zgjedhur Papë i ri, se kush i mori dy të tretat e votave të domosdoshme, disa kandidatë janë përmendur si udhëheqës të mundshëm, duke përfshirë idenë që mund të zgjedhej për herë të parë papë një afrikanë, apo që për herë të parë të jetë papë një amerikan apo kanadez.
Udhëheqësi i ri i kishës do ta marrë detyrën dhe organizimin në një krizë shumë të fuqishme, kur kanë dalur shumë akuza të dëmshme nga grindjet e brendshme, përfshirë akuzat e jashtme që kanë të bëjnë me abuzimin seksual dhe fshehjen e këtyre krimeve apo dilemat që dolën për shenjtorët, edhe pse këto skandale kishin nisur të zbardhesin para se të merrte detyrën papa gjerman Raijncinegr, Benedikti XVI.
Disa burime thonë se Kisha Katolike në SHBA ka paguar sa më shumë tre bilionë dollarë për të zgjidhur pretendimet për abuzime seksuale të priftërinjve, edhe pse të tjerët vlerësojnë bëhet fjalë për një miliardë më pak. Të paktën tetë dioqeza të kishës katolike amerikanë shpallën falimentimin. Papa Benedikti gjatë vizitës në SHBA kishte thënë se ishte turp e skandal abuzimi seksual, dhe siguroi se kisha nuk do të lejojë që të bëhen pedofilë priftërinjtë e saj./vetem info/