
Gjyshi i Paul-it, e kishte gjetur trupin e tij në ujë pak më vonë dhe e transportoi atë me helikopter në spitalin Helios.
Për rreth tre orë e 18 minuta, katër mjekë u përpoqën që ta ringjallin dhe në momentin kur u dorëzuan, zemra e tij papritur filloi të rrah.
Besohet se uji i ftohtë në liqen ka ulur temperaturën e trupit Paul-it në 28 gradë Celsius, nëntë gradë më poshtë se normalja 37C, gjë e cila ka ngadalësuar metabolizmin e tij dhe ka lejuar që trupi i tij të mbijetoi me pak oksigjen .
Kur Pauli u zgjua, ai u tha prindërve të tij se kishte qenë në “qiell me gjyshen Emmi … Ajo më tha që të zbres menjëherë.” Nuk dihet se kur gjyshja e fëmijës ka vdekur, apo në qoftë se ata ishin takuar ndonjëherë.
Përveç kësaj, Profesori Lothar Schweigerer nga spitali Helios tha se ai kurrë nuk kishte parë një rast të tillë gjatë 30 viteve si mjek. “Mjekët e mi ishin shumë pranë për të thënë se “nuk mundemi më ” pas dy orësh presioni në gjoks,” tha profesori Schweigerer në Sky News.
“Ne menduam se djali kishte vdekur … kur papritmas zemra e tij filloi të rrah përsëri … Kjo ishte një mrekulli fantastike. Djali është i lumtur dhe i shëndetshëm..Kjo ishte një gjë e mrekullueshme.”/Vetem INFO/