16.3.13

Leonardo, propozim martese gjatë shortit


Leonardo, propozim martese gjatë shortit
Surpriza e vërtetë e shortit të Champios League nuk ishte ndonjë përballje e papritur midis ekipeve, por drejtori sportiv i Paris SG, Leonardo. 

Duke përfituar nga spektakli i organizuar në Nion të Zvicrës, në mbajtjen e shortit, braziliani i kërkoi drejtëpërsëdrejti të dashurës së tij dorën për martesë.

Një gazetare e “Sky”, Ana Biglio ishte në transmetim kur Leonardo e pyeti: “A martohemi?”. E shtangur, ajo u përgjigj: “Çfarë pyetje është? Mirë, vazhdojmë transmetimin”.

Megjithatë, Leonardo këmbënguli: “Mirë, çfarë?”. “Ok, në rregull. Flasim prapë në shtëpi, faleminderit gjithsesi”, përgjigja e së fejuarës.

”Tani është po apo jo?”, këmbëngulja e drejtorit sportiv të PSG, që shtoi me humor: “Meqë na ra Barcelona, na duhet një dasmë për të ngritur moralin”. 

”Në rregull”, fjala e fundit e Biglios, që ndezi një duartrokitje në sallë.

Ndërkohë, Leonardo zbuloi se ka në plan të zhvillojë dy ceremoni martesore, njërën në Brazil dhe tjetrën në Milano./albania24.info/