12.3.13

Ja në cilën moshë fillon shqetësimi për plakjën dhe shëndetin



Kalimi i jetës, shfaqja e rrudhave të thella dhe shqetësimi rreth veshjeve të përshtatshme janë gjërat me të cilat femrat e ngarkojnë veten më së shumti në mes të 40-ve kur seriozisht i shqetësojnë pasojat e plakjes.
Njerëzit janë më së shumti të kënaqur me veten në dekadën e katërt të jetës, por në moshën 46- vjeçare fillojnë të shqetësohen rreth plakjes dhe kalimit të jetës, ka treguar studimi i Universitetit Trinity në 1000 femra në moshën prej 18 deri 87-vjeçare. Hulumtuesit kanë zbuluar që pas ditëlindjes së 46-të femrat dukshëm më shumë i përmendin shenjat e plakjes dhe shqetësohen për vetë pasojat.
Për plakjen shumë më shpesh mendojnë ato që janë të pakënaqura me situatën e vet momentale në jetë, më së shumti për arsye se mendojnë për atë që kanë lëshuar mundësitë që nuk do t’i kenë më në jetë.
Për shkak të këtij qëndrimi negativ, kualiteti i jetë së tyre është më i vogël, ndërsa e ngarkojnë shumë veten kur vërejnë rrudha të reja dhe e shikojnë negativisht plakjen. Pas vitit të 46-të shfaqen shumë pyetje të lidhura me moshën, si për shembull a është në rregull të veshin në ato vite kostume banje në plazh ose minifunde të shkurtra në publik, kanë deklaruar hulumtuesit.
Megjithatë, gjëja pozitive është që deri në vitet 60 shumica e femrave e pranojnë plakjen si pjesë të procesit natyror dhe më nuk e ngarkojnë veten me atë gjë.