15.3.13

Europa League, shorti shmang përballjet e mëdha


Europa League, shorti shmang përballjet e mëdha
Shorti i çerekfinaleve të Europa League shmangu përballjet midis skuadrave favorite për suksesin përfundimtar të mbetura ende në garë. 

Kështu, kampionët në fuqi të Europës, Chelsea, do të kenë përballë një rival të kalueshëm, si rusët e Rubin Kazanit.

Tottenham, i cili eliminoi në raundin paraardhës Interin, përballet me Bazelin zviceran, ndërsa Lazion e pret një sfidë turke, ndaj klubit historik të Stambollit, Fenerbahçes.

Përmbush fazën çerekfinale sfida e fundit, midis Njukasëllit dhe Benfikës. Sfidat e prodhuara nga ky short do të luhen në datat 4-11 prill, ndërsa shorti i radhës për fazën gjysmëfinale, do të mbahet së bashku me atë të Champions League, në 12 prill.

Skeda e përballjeve

Rubin Kazan-Chelsea
Basel-Tottenham
Lazio-Fenerbahçe
Neëcastle-Benfica