7.2.13

Jennifer Lopez, “këshilltare” e Nicki Minajt

Jennifer Lopez dhe Mariah Carey raportohet se janë futur në një luftë me njëra-tjetrën, dhe kësaj here për një tjetër person-Nicki Minaj. Burime thonë se Lopez në mënyrë sekrete po i jep këshilla Minajt në tentim për ta ndihmuar ta lërë nën hije Carey-n, në panelin vlerësues të “American Idol”.

“Mariah e sheh Nickin si një insekt të dëmshëm mbi gjithçka tjetër. Por është Jennifer ajo që është nën lëkurën e saj. Mariah u acarua kur kishte dëgjuar Jennifer-in ta telefonojë Nicki-n dhe t’i ofrojë ndihmë për t’u bërë vlerësuesja më e popullarizuar”, pohuan burimet.