5.2.13

Jemi më të mirë, mund ta eliminojmë Manchesterin



Real Madridi dhe Manchester Unitedi do të përballen javën tjetër në të tetën e finales së Ligës së Kampioneve. Dhe, Cristiano Ronaldo beson se ekipi spanjoll e ka kualitetin e duhur për t’i eliminuar ‘Djajtë e Kuq’.
Përfaqësuesi portugez, i cili e udhëhoqi ekipin nga Old Traffordi në periudhën 2003-2009, është i vetëdijshëm se liderët e Premierligës do të jenë një kundërshtar i fortë, por insiston se ekipi i tij aktual është më i fortë.
“Mendoj se gjërat do të shkojnë mirë. Sipas meje, Reali ka ekip më të mirë, por ne duhet ta shfaqim këtë në fushë sepse United ka një ekip të bashkuar dhe me traditë në Evropë. Ne i respektojmë ata”, deklaroi CR7 për uebfaqen zyrtare të Ligës së Kampionëve