5.10.12

Shpërndahen ftesat për eventin e prezantimit të Windows 8


Shpërndahen ftesat për eventin e prezantimit të Windows 8
Tashmë Microsoft-i ka thënë publikisht se lançimi i Windows 8 do të bëhet më 26 tetor, ndërsa eventi do të zhvillohet një ditë më parë në Nju Jork.
Zyrtarisht, kompania ka filluar të dërgojë edhe ftesat për mediat dhe eventi do të zhvillohet në Pier 57 në Manhattan. Ceremonia është parashikuar të zgjasë rreth 5 orë. Midis drejtuesve ekzekutiv të tjerë, do të jetë prezent edhe CEO Steve Ballmer.
Po ashtu, do të jenë patjetër të pranishëm edhe kompanitë partnere të harduerëve që do të paraqesin produktet e tyre me Windows 8.
Një nga pajisjet që do të prezantohet me siguri është Microsoft Surface, pasi kjo shkruhet edhe në ftesë.
Gjatë eventit do të bëhet më në fund i ditur edhe çmimi. Pritet që Microsoft-i të zbulojë më tepër detaje mbi pajisjet Windows RT.
Edhe pse kompania ka deklaruar se si do të punojë versioni Windows i bazuar në ARM, mbi pajisjet me Windows RT janë shfaqur vetëm disa informacione të përgjithshme.Ende nuk dihet nëse këto pajisje do të lançohen në të njëjtën kohë me Windows 8.
Sistemi operativ u prezantua publikisht në konferencën e zhvilluesve Microsoft BUILD vjeshtën e kaluar dhe që atëherë ka kaluar paraprakisht për testim në duart e zhvilluesve dhe konsumatorëve.