Rezultatet e Samsung-ut ishin nxitur nga shitja e smartfonëve Galaxy.Tremujori i parafundit i vitit për kompaninë Samsung rezulton të jetë me bilanc pozitiv sa i përket shitjeve.Ndërmarrja arriti të realizojë shifrën më të mirë të fitimeve me 7.3 miliardë dollarë.
Si pikë krahasimi, Samsung-u shiti rreth 50 milionë pajisje gjatë tremujorit të dytë të vitit 2012. Biznesi për smartfonë i Samsung-ut është përgjegjës për rreth dy të tretat e përfitimeve prej 7.3 miliardë dollarësh nga ndërmarrja.
Shitjet e shumta të telefonave celularë Samsung ndihmuan që të mbulohen humbjet në bizneset e tjera.
Për shembull, përfitimet nga biznesi për çipin DRAM (memoria dinamike me qasje të përkohshme) shënoi rënie me 14% gjatë tremujorit të tretë të vitit për shkak të uljes së numrit të porositjeve nga konsumatorët e saj.
Ulja e shitjeve të laptopëve dhe e kompjuterëve të tjerë nuk mundësoi përfitime të mëtejshme gjatë tremujorit të tretë.