
Zuckerberg është renditur i pari në listat e GQ dhe Esquire, si personi i veshur më keq në vitin 2011. Ai tha për emisionin “Today” se ka rreth 20 bluza identike me ngjyrë gri në garderoben e tij. “E kam fjalën që vërtet vesh të njëjtën gjë çdo ditë dhe nëse do të shihnit garderobën time do ta besonit.
Gruaja ime ka shumë gjëra, por ajo ka pjesën e saj ndërsa unë një sirtar. Dhe ky sirtar ka brenda rreth 20 bluza me ngjyrë gri.”
Intervista do të transmetohet ditën e enjte dhe sipas NBC, Zuckerberg flet mbi planet e së ardhmes lidhur më rrjetin social, moralin e punonjësve dhe martesën e tij.
Ai thotë se “ndjen shumë përgjegjësi” për punonjësit e tij dhe ndihet mirë që asnjë nuk i thërret, “Zoti Zuckerberg”. Sipas tij, ata përpiqen shumë të ndërtojnë një kulturë të hapur mes tyre