
Sa herë që ndjehemi të mërzitur, ose disi të lodhur (në shpirt dhe në trup), përpiqemi të ngushëllohemi me konsumimin e një ëmbëlsire, sepse kushedi se për cilën arsye jemi të sigurt se ai moment mund të kalojë vetëm në këtë mënyrë, raporton noa.al.
Ekspertët në të tilla raste nënvizojnë se konsumimi i çokollatës është efikas vetëm atëherë kur ajo shkrihet vet në gojë dalëngadalë.
Por sigurisht që kjo nuk ju garanton një humor të mirë për pjesën tjetër të ditës.
Në të tilla raste lind pyetja: Po kush janë ushqimet e vërteta që ndihmojnë për rikthimin e lumturisë? T’i hedhim një sy rekomandimeve të ekspertëve.

Konsumoni sa më shumë peshk të freskët, kryesisht salmon të shoqëruar me perime dhe sallata të ndryshme.
Kushton shumë? Nëse do të kursenim për blerjen e patatinave, ëmbëlsirave, si dhe ushqimeve pseudo-dietike, do të shikonim se vlera e peshkut të freskët edhe tepër të ushqyeshëm nuk është shumë e lartë.
Ky lloj peshku është i pasur me acide yndyrore Omega3, vitaminë D si dhe antioksidues të cilat janë tepër të vlefshme për shëndetin tonë.

Pirja e kafes dhe çajit, kryesisht jeshil i ndihmon femrat të ndjehen më mirë, më optimiste dhe gjithashtu i ndihmon për qetësinë psikologjike.
Kryesorja është të mos abuzoni me përdorimin e këtyre, sidomos me kafenë pasi në mënyrë të veçantë ju sjell shqetësime me gastritin.

Jo vetëm boronicat por në përgjithësi të gjitha frutat e pyllit ndihmojnë për të pasur një humor të mirë, pasi këto fruta kanë një efekt bonifikues në trurin dhe sistemin nervor.
Përdorimi i këtyre frutave është i këshillueshëm për të luftuar depresionin sezonal, dhe mjaft mirë mund të pihen si çaj ose të konsumohen në kos.
Ekspertët këshillojnë të konsumoni një tas me boronica, të paktën 2-3 herë në javë.

Kivi është një fryt me të vërtetë i këndshëm, por edhe fruti më i pasur me vitaminën C që ka një rol të veçantë në uljen e stresit si dhe ndihmon për djegien e yndyrave të tepërta dhe të mbron nga sëmundjet e stinës.

Fletët e gjelbra të spinaqit, sallatës jeshile, etj janë tepër të pasura me acid folik dhe ndihmojnë në luftimin e depresionit dhe nga ana tjetër janë tepër të ushqyeshme për femrat shtatzëna.
Një sallatë me perime të tilla nuk duhet të mungojë kurrë në menynë tonë ditore.

Çokollata e thjeshtë? Kemi dëgjuar se ëmbëlsirat nuk bëjnë mirë për shëndetin dhe humorin tonë, por në këtë rast flitet për një sasi të limituar të konsumimit të çokollatës të zezë, dhe super të fortë.
Kjo lloj çokollate na ndihmon të ndjehemi më mirë dhe të luftojmë stresin.