Megjithate, nje studim i ri provoi se momenti kur e shijojme jeten me shume eshte mosha nente dhe 68-vjeçare.
Sipas anketes, kjo eshte mosha e sakte ne te cilen argetohemi me shume dhe ndihemi me te shpenguar.
Ne anketen e realizuar nga nje kompani sondazhesh ne SHBA, dy mije persona ndermjet moshes 5-80 vjeç u anketuan, duke u pyetur nese argetimi ishte perparesi ne jeten e tyre.
64% e 68-vjeçareve u shprehen se te defrehen eshte qellimi i tyre kryesor i perditshem, nje perqindje e kaluar vetem nga femijet 9-vjeçare, qe dhane kete pergjigje ne 80% te rasteve.
Ndryshe nga sa mund te mendohet, ne personat midis moshes 20-40 vjeçarem argetimi luan nje rol pothuajse te parendesishem, me 72% te te anketuarve qe u shprehen se ai nuk eshte madje as midis perparesive te jetes se tyre, me dy perparesite kryesore qe jane karriera dhe pagimi i borxheve.