5.3.13

Real Madrid "mbret" edhe ne Old Trafford


Real Madridi e ka shuar ‘Teatrin e Ëndrrave’ duke u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ekipi madrilen ia doli ta eliminojë gjigantin anglez Manchester United, të cilin e mposhti në Old Trafford sonte, në një ndeshje spektakolare. 


Ekipi i Jose Mourinhos e shfrytëzoi për mrekulli epërsinë numerike në fushë, pasi që ‘Djajtë e Kuq’ mbetën pa një lojtar më pak nga minuta e 56-të, kur Nani u ndëshkua me karton të kuq. Ekipi i Sir Alex Fergusonit kaloi i pari në epërsi përmes autogolit të Sergio Ramosit. 

Mirëpo, ‘Los Blancos’ shënuan dy gola të shpejt me Luca Modric dhe Cristiano Ronaldo, për të ecur tutje. Në duelin tjetër, Borussia Dortmundi shkoi tutje pasi e mposhti Shakhtar Donetskun 3:0. /albania24.info/