11.3.13

Pique: Mund t’i shënojmë golat që na duhen


Gerard Pique mendon se Barcelona i ka të gjitha mundësitë që t’i shënojë golat që i nevojiten për ta eliminuar Milanin, në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve. Qendërmbrojtësi spanjoll shpreson që gjiganti katalunas mos të pësojë gol, sepse do t’i prisheshin planet.
“I kemi të gjitha ato që na nevojiten për ta mposhtur Milanin dhe për ta kaluar turnin. Por, nëse Milani shënon, gjithçka ndryshon”, tha Pique në konferencë për shtyp.
Ai mendon se kjo përballje do të jetë ndryshe nga ajo ndaj Interit, tri sezone më parë, kur Nerazzurrët ishin mbrojtur për 90 minuta.


“Milani është një skuadër mjaft e komplikuar për t’u përballur me të dhe një ekip i specializuar për këtë tip loje. Interi ishte mbyllur dhe ne mundoheshim të shkonim i tërë ekipi përpara. Ndërsa, nesër duhet të kemi kujdes edhe në mbrojtje, sepse Rossonerët janë një klub i madh”, vijoi përfaqësuesi spanjoll. /Vetem Info/