5.3.13

Moratti: Cassano është i veçantë

Antonio Cassano (Foto: Getty Images)


Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka hedhur poshtë rëndësinë e incidentit të javës së kaluar në mes të Antonio Cassanos dhe trajnerit kryesor Andrea Stramaccioni.

Dyshja ishin përfshirë në një zënkë në dhomën e veshjeve pas seancës stërvitore të së premtes, dhe Stramaccioni si pasojë zgjodhi ta lërë Cassanon jashtë ekipit të Interit për fitoren 3-2 të së dielës ndaj Catanias.

“Unë nuk isha aty, andaj nuk mund t’ju them çfarë ndodhi. Por e shoh se çdokush po kthehet në normalitet. Cassano është një talent i jashtëzakonshëm, siç e dimë, dhe artistët janë disi të veçantë. Në thelb ne duhet ta kuptojmë këtë”.

“Nuk jam i sigurt nëse ai do të ndëshkohet. Unë ia kam lënë vendimit atyre të cilët e dinë se çfarë ka ndodhur”, ka thënë Moratti. /albania24.info/