Amazon dhe Samsung renditeshin përkatësisht të dytët dhe të tretët në listë me vetëm 7% dhe 6% në listën e dëshirave të konsumatorëve. Pjesa tjetër që pëfshin pothuajse gjithë prodhuesit e mbetur të tabletëve, HP, Dell, Sony, BlackBerry, Acer, Asus, Google, Microsoft dhe Motorola përbënin një pjesë të vogël të përqindjes.Në një sondazh të realizuar nga Yankee Group, ku janë pyetur 506 njerëz, pothuajse gjysma e tyre (47%) shprehen se kanë në plan të blejnë një iPad.
Ndërkohë, njerëzit që ishin përgjigjjur "nuk e di/nuk jam i sigurt" përbënin pothuajse ¼ e blerësve potenciale të tabletëve.
Sipas analistëve, vlerësohet se një nga arsyet më kryesore pse Samsung renditen në Top 3 e listës së dëshirave të konsumatorëve është suksesi i smartfonëve, Galaxy Note 2 si dhe 10.1.
Kompania do të dyfishojë numrin e tabletëve të prodhuar duke e çuar në rreth 40 milionë njësi në vitin 2013, kështu që bëhuni gati të shihni shumë reklama nga Samsung në këtë sektor.
Nga ana tjetër, tabletët e prodhuar nga kompanitë aziatike zinin një përqindje tepër të vogël në listë, ndoshta për shkak të cilësisë, edhe pse kjo e fundit po përmirësohet gjithmonë e më tepër gjatë viteve të fundit./albania24.info/