3.3.13

Ja menyra funksionale per zhdukjen e celulitit

celulit
Një lajm i mirë në botën e kozmetikës vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një teknikë mini-pushtuese që mund të eliminojë jo vetëm celulitin dhe dhjamin e tepërt rreth trupit (përfshirë dhe fytyrën), por edhe për të ngurtësuar, ngritur lëkurën e varur.

Quhet Accusculpt (për fytyrën Acculift) shpikja e re dhe tashmë 2.000 pacientë në SHBA kanë testuar efektshmërinë e saj.

Teknika e re ka marrë kohët e fundit dhe certifikimin e sigurisë evropiane; në Itali është përdorur suksesshëm në disa qindra vetë.
Është shumë më e saktë dhe më e fuqishme se aparatet e tjera homologe dhe mbi të gjitha ajo është më pak invazive dhe nuk ka efekte anësore, që e bën të përshtatshme edhe për zona të ndjeshme të tilla: si fytyra, ana e brendshme e kofshës, krahu ose gjuri.
Accusculpt shkrin yndyrën përmes tubave të vogla (rreth 1 ose 2 milimetra) që lëshojnë nxehtësi shumë pak në dallim nga laserët tradicionale të përdorura deri tani.
Dhe efekti “lifting”(ngritja e lëkurës)?

Prof. Luka Siliprandi në Institutin e Kirurgjisë Plastike, të Universitetit të Padovës shpjegon se “energjia e lazerit nëpërmjet shtresave më sipërfaqësore të dhjamit, çon në tërheqje të lëkurës dhe lifting stimulon prodhimin e kolagjenit natyror të saj.
Për këtë arsye, kjo teknikë mund të zbatohet edhe në moshat mbi gjashtëdhjetë vjeç, që kanë elasticitet të lëkurës të dobët.
Accusculpt premton heqjen e plotë të dhjamit dhe celulitin me më shumë pak dëmtime në ind se metodat tradicionale e përdorura deri tani.