UEFA del në mbrojtje të gjyqtarit, Cuneit Cakir, ndërkohë që e gjithë media europiane sportive dhe jo sportive e fajësojnë arbitrin turk për eleminimin e Manchester United. Në një deklaratë për shtyp, organizmi më i lartë i futbollit europian ka theksuar se nuk ka asnjë problem me gjyqtarin Cakër.
Zëdhënësi i UEFA-s pohoi se rasti i kartonit të kuq të Nanit do të shqyrtohet pasi të vijnë relacionet e gjyqtarëve. Sipas tij, arbitri turk vazhdon të jetë në krye të listës së gjyqtarëve që janë pretendentë për të drejtuar finalen e Champions League, e cila do të luhet në stadiumin “Wembley”, në 25 maj të këtij viti./albania24.info/