Emanuele Giaccherini ka qenë hero i Juventusit në përballje me Catanian sot. Mesfushori italian ia ka siguruar fitoren ekipit Bianconeri, falë golit të shënuar në minutën e fundit të ndeshjes. Ndërkohë, Napoli ka u befasua nga Chievo, e cila fitoi 2:0 falë golave të Drame e Thereau.
Edinson Cavani ka dështuar edhe një herë të shënojë. Madje, sulmuesi uruguaian e ka humbur penalltinë në pjesën e dytë, duke e vazhduar ‘agjërimin’ pa gola. /Vetem INFO/