Qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand rrezikon të dënohet nga Federata e Futbollit të Anglisë, pasi e rrëzoi nga prapa me qëllim sulmuesin e Chelseat, Fernando Torres, në ndeshjen e zhvilluar dje në Old Trafford, në kuadër të çerekfinales së FA Cup.
Ngjarja ndodhi tek rezultati 2:2 në minutën e 85-të, pas një dyluftimi në ajër në mes të dyve. Menjëherë pas kësaj, përfaqësuesi anglez e ngriti në këmbë atë spanjoll, kinse nuk kishte ndodhur asgjë. /albania24.info/