Forcat e policisë portuale dhe ato të sektorit të antidrogës në Durrës kanë bllokuar mbëmjen e djeshme një sasi prej rreth 700 kg lëndë narkotike kanabis sativa, që ishte fshehur në një kamion maqedonas me destinacion Italinë.
Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut të Durrësit bënë të ditur se kamioni tip “DAF”, me targë maqedonase, është ndaluar për kontroll mbrëmjen e kaluar, teksa përgatitej për të vazhduar udhëtimin me traget drejt portit të Barit (Itali).
Droga e sekuestruar nuk është peshuar ende përfundimisht, por sasia e përafërt e saj arrin në rreth 700 kg. Ndërkaq forcat e policisë kanë arrestuar drejtuesin e automjetit, i cili kishte mbërritur po dje nga Maqedonia