Duket se Joana dhe Anaidi janë në hapat e parë të një lidhjeje. Marrëdhënia e tyre ka ngjallur dyshime edhe tek banorët e tjerë, madje disa prej tyre mendojnë se ata mund të njihen që jashtë me njëri-tjetrin. Marselini shprehet: “E vdekme fare që këta janë të lidhur me njëri-tjetrin që jashtë”. Edhe Elena është e këtij mendimi dhe thotë se një lidhje të dyfishtë mund ta bënte Anaidi por jo Joana, pasi nuk duket nga ato lloj femrash që mund ta bëjnë këtë gjë. Marselini ka dyshuar gjatë gjithë kësaj kohe për një çift brenda shtëpisë, por tani thotë se është i sigurt që ky çift janë ata të dy. Joana duket më e përfshirë, ndërsa Anaidi përpiqet të rrijë më i ftohtë, duke u përqendruar tek loja.
Anaidi i kërkon Joanës se, pavarësisht relatave të mira që mund të kenë me njëri-tjetrin, ata duhet ta mendojnë veten të vetëm në atë shtëpi dhe të kujtojnë gjithmonë se kanë hyrë dhe do të dalin vetëm, prej saj./albania24.info/