9.3.13

Benzema, sportisti më i paguar Francez



Karim Benzema është sportisti francez më i paguar për vitin 2012, shkruan gazeta franceze ‘L’Equipe’. Sipas kësaj gazete, të ardhurat e sulmuesit të Real Madridit në vitin 2012 ishin 13 milionë euro, dy milionë më shumë se në 2011-ën, falë edhe kontratës me Adidas.

Francezi tjetër Ribery fitoi në total 11.5 milionë euro dhe pagën e ka më të lartë se Benzema, por madrileni arkëtoi më shumë nga shitja e imazhit. Për basketbollistin Tony Parker paga është 9.7 milionë euro dhe duke e bashkuar me fitimet nga kontratat publicitare, të ardhurat në total shkojnë në shifrën e 11.4 milionë eurove. /albania24.info/