Ai ka thënë në një intervistë se ka në pronësi 55 armë, për gjueti, por edhe për vetëmbrojtje.Duke folur për Telehraph, ai tha se nuk mund ta lënë veten në dorën e policisë.
“Minoranca e bardhë në Afrikën e Jugut nuk mbrohet aq sa duhet nga policia,” tha ai.Partia në pushtet i ka quajtur deklaratat e tij raciste dhe të pavërteta.
Procesi kundër Pistorius nis më 4 korrik.Për mbrojtjen e tij ai ka punësuar një ekip avokatësh shumë të njohur. Mes tyre edhe profesionistin e mediave Stuart Higgins.
Pistorius e vrau të dashurën e tij Ditën e Shën Valentinit. Policia thotë se ka qenë një vrasje me paramendim, kurse atleti paraolimpik thotë se ai qëlloi duke menduar se ishte një hajdut në shtëpi.