Lajmi ishte duke qarkulluar qe disa javë, por tashmë ka arritur zyrtarizimi përmes një komunikate të lëshuar nga ana e Milanit: Stephan El Shaarawy e ka vazhduar kontratën me Rossonerët deri më 30 qershor të vitit 2018.
Kontrata aktuale e futbollistit 20 vjeç do të skadonte deri më 2017, prandaj ai e vazhdoi atë për një vit. Ndërkohë, futbollistit italian me prejardhje egjiptiane iu rrit rroga në 3 milionë euro në vit, plus premitë. Ky është një investim i sigurt dhe me vend i Adriano Gallianit, pasi që përfaqësuesi italian ka shfaqur paraqitje fantastike këtë edicion, duke realizuar 16 gola deri tash në Serie A. /Vetem INFO/