Peticionet dhe iniciativa e shqiptarëve që Google të ngjyroset kuq e zi me rastin e 100 vjetori të pavarësisë së shtetit amë u plotësua pjesërisht, ju përcjell albinfo24.com.
Me fillimin e ditës së 28 të muajit nëntor menjëherë google ndërroi dizajnin e saj hyrës, por fatkeqësisht këtë mund ta shohin vetëm bashkëkombasit tanë që kyçen në net nga Shqipëria e jo edhe nga vendet tjera, e as edhe nga trojet tjera etnike që janë jashtë kufijve të “Shqipërisë londineze” si Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Greqia dhe Mali i Zi.
Sidoqoftë, shqiponja, sfondi i kuq dhe numri 100 në prapavi janë një shenjë e mirë dhe vlerësim për këtë festë të madhe kombëtare
