27.11.12

Angli, mamaja lidh fëmijën si qen


Angli, mamaja lidh fëmijën si qen
Pamje shokuese që po trondisin Anglinë janë publikuar në tabloidin “The Sun”, duke treguar një nënë që lidh të bijën 4-vjeçare si të ishte një qen. 

Gruaja është futur në një dyqan bastesh dhe duke pasur të bijën me vete, ka vendosur ta lidhë atë tek disa kangjëlla që të mos largohej. 

Ngjarja ka ndodhur në Bognor Regis. Gruaja futet në dyqan, bën bastet e saj, ndërsa fëmija tenton të lirohet, por më kot, nën vështrimin e kalimtarëve.