19.10.12

Shqiptarja zgjedhet Miss Libani


Për herë të parë në historinë e një vendi ndodh që spektakli më i madh i bukurisë të dominohet nga dy motra binjake. Shteti i Libanit këtë vit e ka përjetuar një gjë të tillë, ku dy bukuroshet binjake Rina dhe Roma kanë fituar spektaklin ”Miss Lebanon” respektivisht Rina është shpallur miss kurse motra e saj binjake Roma si shoqëruesja e parë e misit.
-->
Por çfarë është akoma më interesante tek vajzat është mbiemri i tyre, gjë që aludon shumë në një mbiemër shqip. Sa që lirisht mund të thuhet se prejardhja e tyre nga babai është shqiptare, duke qenë se mbiemri i tyre është Shabani (Chibany), ndërsa i ati i tyre është një emigrant i cili për shkaqe të biznesit është vendosur në Liban nga ku është martuar me një libaneze, ku nga kjo martesë ka dy vajzat binjake, Rinën dhe Romën
-->