I njohin tumoret para testeve shkencore. Jane te vemendshem nga sheqeri i larte dhe identifikojne semundjen e rralle te Addison apo narkolepsine.
Nuk jane laboratore por jane dy Labradore angleze. Quhen Lucy dhe Glenn dha kane ardhur nga Anglia ne Trentino me nje mision te vetem, per te identifikuar qelizat e kancerit ne mostrat e urines.
Anglezet ishin te paret qe zbuluan keta dy mjeke me kater kembe. Jane perqendruar ne nuhatjene tyre, shume here me te zhvilluar nga ajo e njerezve, ne gjendje qe te diagnostikojne kancerin e fshikezes, prostates, mushkerive dhe veshkave.
Testimi eshte kryer nga Medical Detection Dogs Italia. Ketu qente duhet te punojne se bashku me mjeket per te gjetur qelizat kanceroze sidomos ne fazat e hershme te semundjes.
Si Lucy dhe Glenn i kane treguar aftesite e tyre edhe ndaj skeptikeve qe nuk besojne tek aftesia e ketyre mjekeve te rralle. Nuhatja e qenit kalon me shume se 100 here ate te njeriut dhe jane ne gjendje te perceptojne indet kancerogjene fale metabolizmit te tyre, qe manifestohen ne urine dhe ne frymen e pacienteve. Me 250 milion sensore nuhatjeje qe kane Lucy dhe Glenn mund te sherbejne si nje burim per sherbimet shendetesore.