12.10.12

Deshironi te beni partnerin xheloz? 8 marifetet nga ekspertet


cift-xhelozi
























Hija e nje personi “te trete” eshte nga pikepamja strategjike perfekte. Eshte tjetri qe nuk ekziston. Qe mund ta kujtosh kur te duhet, dhe ta eliminosh kur nuk te duhet me.
Eshte ideale, sepse eshte inekzistente. Eshte i dashuri qe nuk ekziston, por qe te lejon te luash lojen e perjetshme te nje shansi tjeter. Ne lidhje me keto ekspertet japin per grate franceze tete marifete per ta bere xheloz partnerin.
 
1- Flisni me admirim me burrin tuaj per nje kolegun tuaj.
2- Kerkoni nje here nje kolegut tuaj t’ju shoqeroje ne shtepi
3- Nese burri juaj ju telefonon ne zyre, i thoni te tjereve se nuk jeni aty
4- Nese punoni ne shtepi lini te pergjigjet sekretaria telefonike(edhe kur jeni aty) dhe ndryshoni parfumin nese kete ua ka dhuruar burri juaj.
5- Buzeqeshini burrave te tjere kur jeni ne restorant
6- Shkoni ne kinema pa i thene burrit tuaj dhe lini aty-ketu si “rastesisht” bileten e kinemase.
7- Mos e kapni telefonin sapo te bjere zilja sikur te prisnit ndonje telefonate.
8- Dhe ne fund nje marifet i vecante: beni t’ju vije ne adresen tuaj nje tufe trendafilash te kuq, shenje e padiskutueshme e pranise se nje simpatizanti.
A eshte xhelozi strategjike edhe ajo e atyre grave qe zbukurohen per te rifituar burrin? Nje prerje flokesh, te brendshme me seksi me ngacmuese dhe veshje te stolisura.
 
Grate nuk ndjehen ne faj kur tradhtojne
Sondazhet thone se “tradhtia quhet femer” dhe fjalet “breje e ndergjegjes” apo “ndjenja faji” jane zhdukur pothuajse nga leksiku erotik femeror. Arsyeja duhet kerkuar te fakti se shume paragjykime dhe frikera nuk ekzistojne me. Grate e sotme jane me te ndergjegjshme e me te guximshme, nuk duan me t’i nenshtrohen nje martese gri, i lejojne vetes te drejten e te pelqyerit, te rrahjes se zemres, te erotizmit. Ne cdo rast, fenomeni eshte ne rritje. E pohojne sondazhet si ky i fundit i “New York Post” sipas te cilit 9 gra ne 10, mes atyre e tradhtojne burrin, kane deklaruar se nuk kane asnje ndjenje faji… Nese jane gjithnje e me shume grate qe e tradhtojne burrin e tyre pa u penduar, perkundrazi me nje ndjenje falenderimi per cfare jeta ka mundesi t’u ofroje akoma, per c’ka fati arrin akoma t’i mrekulloje, cila eshte gjendja e ciftit sot…?
 
Besnikeria eshte vetem nje mit
Sipas Laura Laurenci besnikeria eshte vetem nje konvencion shoqeror, sepse monogamia eshte vetem nje mit. Pikerisht kete mbeshtesin disa psikologe: nese ne natyre poligamia eshte norme dhe monogamia eshte perjashtim si eshte e mundur qe qyteterimi perendimor dhe kristian ka privilegjuar kete te fundit duke i vene nje ndalim instinktit? Por disa studiues te tjere argumentojne: me e rendesishme se shkelja e kurores eshte mosbesnikeria, qe do te thote tradhti e nje marreveshjeje te nenkuptuar dhe te qarte ne brendesi te ciftit. Ajo qe minohet ketu eshte para se gjithash intimiteti, ndarja e eksperiences dhe e kendveshtrimit te realitetit. “Perse te rrezikosh aq shume per aq pak?”-pyet Pittman dhe permbys menyren tradicionale te marrjes ne konsiderate te tradhtise. Ne fakt, ndersa ne pergjithesi mendohet se tradhtia lind nga nje marredhenie qe nuk funksionon, Pittman perforcon se eshte marredhenia qe nuk funksionon, qe strukturoret mbi pabesine.
 
Te ndjehesh i/e deshiruar
Eshte e rendesishme qe te realizosh nje menyre te vecante te prekuri, qe asaj t’i pelqeje dhe ta beje te ndihet mire. Por keto levizje nuk duhet te perseriten shpesh mekanikisht, sepse behen monotone. Dhe keto ndjesi nje femre i duhen falur, jo vetem gjate nje raporti, por edhe ne momente te ndryshme, ne menyre qe ajo te ndjehet vazhdimisht e deshiruar nga partneri. Nje puthje e lehte, nje fjale e ngrohte, perkujdesja ne momentin e duhur, vlejne per te krijuar nje atmosfere te pershtatshme shpirterore te femres gjate marredhenies. Prandaj partneri me i mire eshte ai qe gjithmone vezhgon, kerkon, eksploron teknika, pika te ndjeshme te partneres se tij, per te vepruar me to edhe ne situatat e nxehta te jetes ne cift. Mbi te gjitha gabimi i madh i meshkujve ne disa raste, duket te jete se ata shpesh nxitohen, harrojne puthjet e perkedheljet dhe nuk dedikohen ndaj pikave me te ndjeshme te njeri-tjetrit.
 
Puthjet dhe efekti
Duhet te behesh nje puthes profesionist qe ajo te mos ndihet e pasigurt te puthjet qe jep. A do te vazhdosh te jesh ne shkallen fillestare apo do te besh ai qe ajo deshiron? Asnjehere mos harroni qe puthja ka rolin kryesor ne nje marredhenie sentimentale. Nese i dashuri ose e dashura juaj ne momentin qe puth thote ‘Te dua”, kjo nuk do te thote aspak se ai ose ajo di te puthe si nje profesionist. Ne fund te fundit, gjithcka ne kete proces, realizohet vetem ne saje te levizjes se buzeve dhe jo te fjaleve. Roli i syve eshte mjaft i rendesishem kur puth dike. Duhet t’i mbash mbyllur syte apo duhet ta shohesh ne sy, kjo eshte nje dileme e madhe. Jepi fillimisht nje puthje te vogel njeriut te zemres duke e veshtruar thelle ne sy dhe me pas harro veshtrimin duke u fiksuar tek buzet dhe efekti do te jete marramendes.
 
Rendesia e komplimenteve
Per ta bere te ndihet edhe me mire njeriun e zemres shtoni numrin e komplimenteve. Te njejten gje duhet te merrni edhe nga partneri juaj. Por kete duhet ta fitoni. Nese nuk doni veten tuaj eshte e veshtire te besohet se mund t’u dashuroje dikush tjeter. Respekti ndaj vetes eshte shume i rendesishem ne nje lidhje te forte. Nese e pelqeni vertet veten tuaj, vec defekteve dhe dobesive qe keni, do te ndiheni te sigurt. Kur ndiheni i sigurt dhe me besim ne vete, do te pelqeni te rrini me partnerin per gezimin qe sjell ne jete tuaj dhe jo sepse keni nevoje per ta qe te mbijetoni. Nese keni pasur nje eksperience negative ne te shkuaren eshte e nevojshme te bisedoni per kete me partnerin. Ai do t’u qendroje prane dhe do t’u beje te harroni ate periudhe te vetes suaj, por gjithsesi mos harroni qe edhe ne kete rast te vleresoni veten tuaj. Nevoja fizike per ngrohtesi nuk ndryshon asnjehere, kjo eshte e rendesishme