Gjatë ditës së djeshme, Hodgson zgjodhi metronë për të udhëtuar për të parë ndeshjen mes Arsenalit dhe Olimpiakos, ndërsa bashkëbisedoi me shumë tifozë që ishin të pranishëm në udhëtimin e tij. Ai nuk ngurroi t’u tregonte atyre se nuk do të grumbullonte mbrojtësin e Mançester Junajtid për dy ndeshjet e radhës dhe se me shumë mundësi karriera e tij me kombëtaren kishte përfunduar.Trajneri i Anglisë, Roi Hodgson, ka pranuar sot se po mundohet të kontaktojë mbrojtësin anglez Rio Ferdinand për të kërkuar falje për komentet e bëra rreth tij në metronë e Londrës.
“Jam i zhgënjyer që një bisedë e tillë u raportua”, sqaroi Hodgson. “E vetmja gjë që kujtoj është se po flisja me shumë njerëz në metro dhe dikush pyeti: “A është Rio në skuadër?”. Mendoj se jam përgjigjur “Nuk ma merr mendja”, por ky ishte një gabim nga ana ime dhe më duhet të kërkoj falje për të”.
Ferdiand ka 81 ndeshje me kombëtaren, por ka luajtur vetëm 3 herë me fanellën e saj që pas Botërorit 2010 të cilin e humbi për shkak dëmtimi.
“Jam munduar të kontaktoj me Rion gjatë ditës së sotme. Unë nuk thashë se karriera e tij ka mbaruar. Mund të kem pranuar në mënyrë idiote, për të cilën fajësoj veten, se nuk do ta përzgjidhja në kombëtare këtë radhë. Më vjen keq që kjo interpretohet si mungesë respekti ndaj tij. Nuk jam unë ai që them se kush duhet të mbyllë karrierën me kombëtaren”, tha trajneri i përfaqësueses angleze.